STEMLab

Qendra për Edukim dhe Mësim Inovativ STEMLab është një nismë e profesionistëve të shkencave natyrore dhe teknike dhe vjen si refleksioni nevojës për transformimin e mendësisë së edukimit nga forma në esencë. Për të qenë fuksional, ky transformim duhet të jetë i lidhur ngushtë me kërkesat e botës bashkëkohore, ku inovacionet në fushën e shkencës dhe teknologjisë janë shndërruar në faktorë të rëndësishëm të formësimit të jetës së njeriut kudo në botë. Këto rrjedha nëpërmjet anglishtes, kërkojnë njohje thelbësore të parimeve të shkencave natyrore, teknologjisë informatike, matematikës si dhe njohje të trendeve teknologjike.

Në frymën e kërkesave të shekullit, STEM edukimi është një qasje e integruar ndërdisiplinore (Shkencë, Teknologji, Inxhnieri dhe Matematikë), që nxënësve ju ofron përvoja praktike dhe të përshtatshme të të mësuarit. Mësimdhënia dhe nxënia shkon përtej transferimit të thjeshtë të njohurive, pasi nxënësit krijojnë lidhje midis shkollës, punës praktike dhe komunitetit. STEM edukimi gjithashtu ndihmon nxënësit që thellësisht të kuptojnë dhe zbatojnë njohuritë e matematikës dhe shkencave në përgjithësi, që janë elementet bazë për sukses në karrierë. 

Krahas STEM njohurive, projekti Oxygen i Google dëshmoi se faktorët kyç për impakt të lartë në rrjedhat bashkëkohore janë aftësitë dhe shkathtësitë e buta, si: edukata e komunikimit dhendihmës së ndërsjelltë në vendin e punës, thellësia e ndërveprimit me të tjerët, mundësia e mendimit jashtë kornizës, mënyra e të menduarit inovativ dhe kritik e orientuar nga zgjidhja e problemeve dhe aftësia për të krijuar lidhje mes ideve komplekse. Duke u bazuar në gjithë atë që u tha më lartë STEMLab, është një alternativë unike e edukimit, pasi përfaqëson një sintezë mes STEM lëndëve dhe shkathtësive të buta, të cilat janë thellësisht të integruara në kurrikulat dhe metodologjinë e LEGO Education.