Shkencë dhe teknologji

Shkencë dhe teknologji

Shkencë dhe teknologji u mundëson fëmijëve të vegjël të sillen si shkencëtarë të rinj, duke u ofruar atyre mjete dhe detyra që nxisin hulumtimin shkencor. Duke përdorur zgjidhjet tona, fëmijët inkurajohen të parashtrojnë pyetjet “Çka nëse…?”. Ata bëjnë parashikime, testojnë sjelljen e modeleve të tyre dhe pastaj regjistrojnë dhe prezantojnë gjetjet e tyre.

Struktura mësimore

  • Kursi është i dizajnuar për fëmijë të klasës së I-rë dhe të II-të.
  • Konceptet bazë përdoren në anglisht, sqarimet dhe udhëzimet jepen në gjuhën amtare.
  • Grupi i fëmijëve që ndjek këtë kurs maksimum përbëhet nga 8 nxënës.
  • Fëmijët për çdo orë pajisen me materiale të printuara për evaluim të njohurive.
  • Në orë prezantojnë puntori profesionist dhe pedagogu që ndjek punën me nxënësit.
  • Mësimi mbahet në hapsirë kreative të pajisur me mjete përkatëse.
  • Nxënësit gjatë kursit realizojnë së paku një vizitë në institucione apo ndërmarrje private.

Programi

  • Kohëzgjatja e programit është 4 muaj
  • Orët mbahen 1 herë në javë
  • Kohëzgjatja e orës është 90 min (2 x 45 min)