Mosha 6-10 vjet

LEGO® Education për ciklin e arsimit klasor ofron angazhim dhe punë praktike për nxënësit. Ata duhet të eksplorojnë konceptet kryesore të STEM dhe t’i lidhin ato me fenomenet e jetës reale.

LEGO zgjidhjet për mësim janë të dizajnuara për të qenë fleksibël, mjete ndër-programore që nxitin kuriozitetin dhe që integrohen lehtësisht në klasë. Planet e mësimdhënies ofrojnë një shumëllojshmëri të përvojave të të nxënit, duke përfshirë udhëzime për mësim dhe zgjidhjen e problemeve, që lidhen drejtpërdrejtë me pyetje dhe vëzhgim nga jeta reale e nxënësve. Mundësitë e vlerësimit të integruara branda mësimeve ndihmojnë që vlerësimi i nxënsëve të realizohet gjatë mësimit, e jo pas.

Planet e mësimit të ofrojnë më shumë se 60 mundësi të STEM / STEAM lëndëve dhe nivele të të nxënit.

Me këto mjete dhe programe, nxënësit e shkollës fillore:

  • Mësojnë t’i identifikojnë problemet dhe të gjejnë zgjidhje të mundshme.
  • Kultivojnë shkathtësi të bashkëpunimit dhe të komunikimit pasi që i ndajnë proceset e tyre të të mësuarit me kolegët e tyre.
  • Mësojnë të shohin dështimin si formë të mbledhjes së informacionit.
  • Zhvillojnë kuptimin se si pjesët punojnë së bashku për të krijuar një tërësi.

Kurset që realizohen nga mosha 6- 10 vjeç:

  1. Shkencë dhe teknologji
  2. Makinat e thjeshta
  3. We Do