Mosha 11-15 vjet

Programet për ciklin e arsimit lëndor zhvillohen me rritjen e angazhimit të nxënësit në çdo nivel, duke ofruar eksperienca praktike që nxisin komunikimin, kreativitetin, bashkëpunimin dhe aftësitë e të menduarit kritik.

LEGO Education janë të dizajnuara për të qenë fleksibël, mjetet ndër-programore nxisin kuriozitetin dhe integrohen lehtësisht në klasë. Planet e standartizuara ofrojnë një shumëllojshmëri të përvojave të të nxënit, duke përfshirë udhëzimet për mësim dhe zgjidhjen e problemeve, që lidhen drejtpërdrejt me pyetjet dhe vëzhgimet e nxënësve në jetën reale. Mundësitë e vlerësimit të integruara branda mësimeve ndihmojnë që vlerësimi i nxënsëve të realizohet gjatë mësimit, e jo pas.

Planet e mësimit të LEGO Education ofrojnë më shumë se 100 mundësi të STEM / STEAM  lëndëve dhe nivele të të nxënit.

Me mjetet dhe programet përkatëse, nxënësit:

  • Përdorin qasje të ndryshme të arsyetimit për të vlerësuar provat dhe për të zhvilluar teoritë
  • Krijojnë dhe punojnë me të dhëna për të zgjidhur problemet dhe për të nxjerrë përfundime
  • Mësojnë të identifikojnë problemet dhe të përdorin mjete adekuate për të gjetur dhe ofruar zgjidhje.
  • Të përsosin përdorimin e praktikave shkencore dhe inxhinierike për të zgjidhur problemet, për të përpunuar ide, për të vlerësuar zgjidhjet e mundëshme deri në realizimin e tyre.

Kurset që realizohen nga mosha 11- 15 vjeç:

  • Makinat e lëvizshme
  • Mindstorms
  • Arduino
  • Energjia e renovueshme dhe pneumatikët