Mindstorms

MINDSTORMS

LEGO MINDSTORMS Education EV3 Software fokusohet kryesisht në inxhinieri, teknologji dhe shkenca kompjuterike. Megjithatë, kjo pako gjithashtu ofron një mundësi për të integruar aktivitete ndër-kurrikulare, të tilla si shkenca dhe matematika, kur nxënësit i përfundojnë sfidat.

Natyra e integruar dhe motivuese e softuerit EV3 u mundëson nxënësve të ndërtojnë, programojnë, dhe eksperimentojnë, pa njohuri paraprake ose përvojë rreth programimit apo ndërtimit.

Natyra e integruar dhe motivuese e softuerit EV3 u mundëson nxënësve të ndërtojnë dhe programojnë, si dhe t’ju ofrojnë atyre mundësinë për të eksperimentuar, pa njohuri paraprake ose përvojë rreth programimit apo ndërtimit.

Planet mësimore u mundësojnë edukatorëve të ndërmarrin një qasje hap pas hapi në kurs ose nëse kërkohet, të përdorin një qasje më të hapur.

Planet e mësimit janë të paçmueshme për pajisjen e mësuesve me atë që ju duhet atyre për t’i mësuar nxënësit se si të përdorin LEGO MINDSTORMS Education EV3 në klasë. Ato shërbejnë gjithashtu si një udhëzues mësimi për gjuhën e programimit EV3 dhe pajisjet e përfshira brenda setit.

Ndërlidhja intuitive e programimit, kombinuar me materialin përkatës do ju mundësojë nxënësve të bëjnë një tranzicion të shpejtë dhe të lehtë në robotikë në kontekstin e STEM edukimit.

Interface-i intuitiv i programimit, i kombinuar me materialin përkatës, do ju mundësojë nxënësve të bëjnë një tranzicion të shpejtë dhe të lehtë në robotikë në kontekstin e STEM edukimit. Mësuesit të cilët tashmë janë të njohur me EV3 Software do të gjejnë frymëzim të freskët brenda paketës arsimore për të zgjeruar aftësitë e nxënësve të tyre në ndërtim dhe programim.

Struktura mësimore

  • Kursi është i dizajnuar për nxënës nga klasa e VI-të deri në klasën e IX- të, por që shpeshherë shfrytëzohet edhe për nxënës të shkollave të mesme.
  • Konceptet bazë përdoren në anglisht, sqarimet dhe udhëzimet jepen në gjuhën amtare.
  • Grupi i nxënësve që ndjek këtë kurs maksimum përbëhet nga 6 nxënës.
  • Mësimi mbahet në hapsirë kreative të pajisur me mjete përkatëse.
  • Nxënësit gjatë kursit realizojnë së paku një vizitë në institucione apo ndërmarrje private.

Programi

  • Kohëzgjatja dhe tempoja e kursit zhvillohet në varshmëri nga aftësia e thellimit të nxënësve në sfidat e parashtruara.
  • Orët mbahen 1 herë në javë
  • Kohëzgjatja e orës është 150 min (2 x 75 min) + 30 min pushim.