Metodologjia

°  Ndërlidh (Connect)

Lidhu me përvoja të reja: Prezantohet detyra, duke ju lejuar nxënësve që të bëjnë pyetje sqaruese dhe të mbi-ndërtojnë njohuritë e tyre

Në fillim të çdo aktiviteti kur fëmijëve u prezantohet ndonjë përmbajtje e re, shfrytëzohet njohuria dhe përvoja e tyre paraprake si pikë fillestare. Në këtë mënyrë, me shfrytëzimin e njohurive paraprake dhe fillestare, stimulohet përfitimi i njohurive të reja. Fëmijët inkurajohen që të parashtrojnë pyetje dhe të eksplorojnë ide të lidhura me sfidat kreative të cilat u prezantohen. Në këtë mënyrë nxitet kurioziteti dhe interesimi i tyre.

°  Ndërto (Construct)

Ndërtoni idetë tuaja: Çdo detyrë përfshin një aktivitet ndërtimi për të nxitur eksperimentimin dhe eksplorimin, dhe për të ndërtuar artefakte që mund të na nevojiten më vonë.

Derisa fëmijët i ndërtojnë objektet fizike duke përdorur tullat, ata njëkohësisht krijojnë njohuri të reja në mendjet e tyre. Duke e realzuar aktivitetin në bashkëpunim me fëmijët tjerë, ata formojnë aftësi komunikimi, punë në grup dhe aftësi për bashkëpunim dhe socializim në të njëjtën kohë. Po ashtu, fëmijët gjatë krijimit ushtrojnë që të shëndrojnë vizatime dy dimenzionale në model fizike duke i kuptuar gjërat themelore të konsktruktimit të një modeli apo makine.

°  Reflekto (Contemplate)

Koha për reflektim: Nxënësit e shqyrtojnë atë që është mësuar dhe këmbejnë njohuritë me njëri-tjetrin.

Fëmijët i nxisim që të shpjegojnë atë që e kanë bërë, të shpjegojnë se çka është ajo që kanë mësuar si dhe të tregojnë për njohuritë të cilat i kanë përfituar në fazën paraprake të konstruimit. Me ndihmën e diskutimit, i cili është përpiluar që të përfitojnë njohuri më të thella për procesin, të eksplorojnë mënyra të reja të konstruimit dhe gjetjes së zgjidhjeve të reja për detyrën e dhënë.

°  Vazhdo (Continue)

Zhvillimi i vazhdueshëm: Çdo detyrë përfundon me një detyrë të re që ndërtohet mbi atë që sapo është mësuar, duke i mbajtur nxënës  të motivuar dhe kureshtarë.

Çdo detyrë me përdorim të tullve përfundon me detyrë të re, e cila është një ngritje mbi atë që sapo është mësuar. Kjo fazë është e dizajnuar që t’i mbajë fëmijët në gjendje të zhvillimit dhe rrjedhës së vazhdueshme. Rrjedha është mënyrë optimale për motivim të brendshëm ku fëmija plotësisht është thelluar në atë që bën. Në këtë fazë fëmijët motivohen për zhvillim të mëtutjeshëm, të eksperimentojnë dhe të ballafaqohen me sfida edhe më komplekse.