Makinat e thjeshta
Makinat e thjeshta
Makinat e thjeshta (Simple Machines) u mundësojnë nxënësve të punojnë si shkencëtarë, dizajnerë dhe inxhinierë të rinj, duke i ndihmuar ata të hulumtojnë dhe të kuptojnë funksionimin e makinave të how to start a research paper on horror movies thjeshta dhe komplekse që gjenden në jetën e përditshme. Materialet ofrojnë një mjedis të hareshëm por sfidues në klasë, në të cilin nxënësit mund të zhvillojnë aftësi të tilla si zgjidhja kreative e problemeve, përcjelljen e ideve dhe punën ekipore. Aktivitetet i nxisin nxënësit që si fillestarë të përdorin metodën shkencore nëpërmjet vëzhgimit, arsyetimit, parashikimit dhe të menduarit kritik.
Struktura mësimore
- Kursi është i dizajnuar për fëmijë të klasës së II-të dhe III- të.
- Konceptet bazë përdoren në anglisht, sqarimet dhe udhëzimet jepen në gjuhën amtare.
- Grupi i fëmijëve që ndjek këtë kurs maksimum përbëhet nga 8 nxënës.
- Fëmijët për çdo orë pajisen me materiale të printuara për evaluim të njohurive.
- Në orë prezantojnë puntori profesionist dhe pedagogu që ndjek punën me nxënësit.
- Mësimi mbahet në hapsirë kreative të pajisur me mjete përkatëse.
- Nxënësit gjatë kursit realizojnë best essays së paku një vizitë në institucione apo ndërmarrje private.
- Kohëzgjatja e programit është 4 muaj
- Orët mbahen 1 herë në javë
- Kohëzgjatja e orës është 90 min (2 x 45 min)
