Makinat e lëvizshme

Makinat e Lëvizshme Ky program për nxënësit ofron një mjedis sfidues në klasë dhe angazhon në mënyrë aktive nxënësit në hulumtim, rezonim dhe në të menduar kritik. Është dizajnuar në zbatimin e mësimit paraprak how to start out a research video paper të nxënësve në shkencë, teknologji dhe matematikë, së bashku me aftësitë inxhinierike, kreativitetin dhe intuitën për të krijuar në mënyrë aktive njohuri të reja. Pakoja ‘Advancing with Simple & Powered Machines’ mundëson që të mbulohen pjesërisht ndërthurrja konceptuale dhe praktikat e përgjithshme të shkencës dhe inxhinierisë: Praktikat e Shkencës dhe Inxhinierisë:
  • Pyetja (për shkencën) dhe përcaktimi (për inxhinieri)
  • Zhvillimi dhe përdorimi i modeleve
  • Planifikimi dhe kryerja e hulumtimit
  • Analizimi dhe interpretimi i të dhënave
  • Përdorimi i matematikës dhe të të menduarit kompjuterik
  • Ndërtimi i shpjegimeve (për shkencën) dhe dizajnimi i zgjidhjeve (për inxhinierinë)
  • Angazhimi në argumentet e fituara nga evidentimet
  • Marrja, vlerësimi dhe komunikimi i informacionit
Ndërthurrja konceptuale:
  • Modelet
  • Shkaku dhe pasoja (mekanizmi dhe shpjegimi)
  • Shkalla, proporcioni dhe sasia
  • Sistemet dhe modelet e sistemit
  • Energjia dhe materia (Flukset, ciklet dhe ruajtja )
  • Struktura dhe funksioni
  • Stabiliteti dhe ndryshimi
Struktura mësimore
  • Kursi është i dizajnuar për nxënës nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të.
  • Konceptet bazë përdoren në anglisht, sqarimet dhe udhëzimet jepen në gjuhën amtare.
  • Grupi i fëmijëve që ndjek këtë kurs maksimum përbëhet nga 8 nxënës.
  • Nxënësit për çdo orë pajisen me materiale të printuara për evaluim të njohurive.
  • Në orë prezantojnë puntori profesionist dhe pedagogu që ndjek punën me nxënësit.
  • Mësimi mbahet në hapsirë kreative të pajisur me mjete përkatëse.
  • Nxënësit gjatë kursit realizojnë së paku një vizitë në college paper writer institucione apo ndërmarrje private.
Realizimi
  • Kohëzgjatja dhe tempoja e kursit zhvillohet në varshmëri nga aftësia e thellimit të nxënësve në sfidat e parashtruara.
  • Kursi NDAHET në tri faza (Beginner, Intermediate, Advanced) me nga 4 muaj. Nxënësit me përvojë paraprake, tejkalojnë fazën e parë.
  • Orët mbahen 1 herë në javë
  • Kohëzgjatja e orës është 120 min (2 x 60 min) + 30 min pushim.