InnoLab

InnoLab klasa aplikon metodologjinë LEGO® Education, e cila për më shumë se 35 vjet është zhvilluar nga LEGO. Kjo përvojë kombinon kurrikulat përkatëse të materialeve, sistemin e tullave, trajnimin e mësuesve dhe zhvillimin profesional me parimet unikate të mësimdhënies dhe të mësimit praktik. Nëpërmjet STEM metodologjisë, mësuesit zhvillojnë nxënës të suksesshëm të cilët janë të gatshëm për të mësuar thellësisht rreth STEM lëndëve, duke kthyer natyrën kurioze të çdo fëmije në zgjidhje krijuese. Nxënësit i stimulohen në përvetësimin e njohurive të reja,  motivohen që të aplikojnë njohuritë e fituara në kontekst tjetër dhe në këtë mënyrë përfshihen në proces të mësimit individual, i cili do t’ju mundësojë që të përfitojnë aftësi dhe teknika të cilat janë të domosdoshme në jetë.

STEMLab përkrahë fëmijët që të bëhen:

Nxënës sistematikisht kreativ

  • duke kombinuar logjikën dhe arsyetimin nëpërmjet lojës dhe imagjinatës,
  • nëpërmjet njohjes së thellë të një mjeti dhe formësimit të mendimet,
  • duke kombinuar, eksploruar dhe transformuar idetë dhe objektet.

Nxënës aktivë

  • duke ndërtuar gjëra në botën reale dhe në këtë mënyrë të formojnë njohuri në mendjet e tyre,
  • duke lënë vulën e tyre nëpërmjet shprehjes së origjinalitetit në një ambient që ua mundëson atë,
  • duke pasur ndjenjën e pronësisë dhe përgjegjësisë të asaj që e bëjnë, të jenë pro aktiv dhe me iniciativë të brendëshme.

Nxënës bashkëpunues, ashtu që

  • të mësojnë dhe të sjellin përfundime nga përvoja dhe shpjegimet e të tjerëve, duke përfshirë edhe shokët/nxënësit dhe edukatorët e tyre,
  • të mësojnë nëpërmjet përvojës, duke diskutuar se pse dhe si funksionojnë gjërat për arritjen e një qëllimi,
  • duke i ndihmuar njëri-tjetërit për të mësuar dhe kuptuar, secili sipas aftësisë së tyre dhe nëpërmjet gjuhës së përbashkët të tullave.