Energjia e rinovueshme

Energjia të Rinovueshme (Renewable Energy) u mundëson nxënësve të punojnë si shkencëtarë të rinj, duke u angazhuar në shkencë, inxhinieri, teknologji, dizajn dhe matematikë. Kjo paketë promovon një mjedis sfidues në klasë dhe angazhon në mënyrë aktive nxënësit në pyetjet shkencore, arsyetimin dhe të menduarit kritik. Ata sfidohen të bëjnë supozime dhe parashikime, duke sjellë së bashku përvojat dhe njohuritë e tyre të shumta nga lëndë të ndryshme. Ato përdorin aftësitë, kreativitetin dhe intuitën e tyre për të krijuar në mënyrë aktive qasje të reja. Duke përdorur paketën e aktivitetit, nxënësit inkurajohen të përfshihen në hulumtim të botës reale dhe të ofrojnë zgjidhjet e tyre për probleme specifike. Atyre ju kërkohet të dizajnojnë dhe ridizajnojnë, të ndërtojnë dhe të reflektojnë mbi modelet e ndërtuara. Atyre u kërkohet gjithashtu të vëzhgojnë dhe shpjegojnë se si ndryshojnë variablet në këto modele dhe pastaj të regjistrojnë dhe paraqesin gjetjet e tyre. Në këtë mënyrë, studentët përjetojnë veten si inxhinierët dhe projektuesit, të cilët përdorin njohuritë dhe të kuptuarit shkencor në fushën e energjive të rinovueshme. . Caccini gilt als eine der ersten weltlich-bürgerlichen hilfe bei diplomarbeit schreiben komponistinnen