Arduino

ARDUINO

Arduino është një open-source platformë elektronike e bazuar  në logjikën e përdorimit të lehtë të hardware-it dhe software-it. Mikrokontrollerët ARDUINO janë në gjendje të lexojnë hyrje (inputs)  – dritën që  bie mbi një sensor, sinjalin e gishtit mbi një buton, ose një mesazh në Twitter – dhe e kthejnë atë në një dalje (output)- aktivizimin e një motori, ndezjen e një LED drite, apo publikimin e ndonjë informacioni në internet. Ju mund t’i tregoni mikrokontrollerit  çfarë të bën, duke dërguar një sërë udhëzimesh tek mikrokontrolluesi në pllakë.

Pse Arduino?

Falë mënyrës së  thjeshtë dhe të arritshme të përdoruesit, Arduino ka gjetur zbatim në mijëra projekte dhe aplikacione të ndryshme. Softueri ARDUINO është i lehtë për t’u përdorur për fillestarët, por mjaft fleksibil për përdoruesit e avancuar. Funksionon në Mac, Windows dhe Linux. Mësuesit dhe nxënësit e përdorin atë për të ndërtuar instrumente shkencore me kosto të ulët, për të provuar parimet e kimisë dhe fizikës, ose për të filluar me programimin dhe robotikën. Dizajnerët dhe arkitektët krijojnë prototipa interaktive, muzikantët dhe artistët e përdorin për instalacione dhe eksperimentojnë me instrumente të reja muzikore.

Arduino është një mjet kyç për të mësuar gjëra të reja. Çdokush – fëmijët, profesionistët e ndryshëm, artistët, programuesit – mund të fillojnë të eksperimentojnë vetëm duke ndjekur udhëzimet hap pas hapi të mikrokontrollerit  ose duke shkëmbyer ide online me anëtarët e tjerë të komunitetit Arduino.

Struktura mësimore
  • Kursi është i dizajnuar për nxënës me interes të lartë në fushën e elektronikës.
  • Gjatë këtij kursi nxënësit do të mësojnë për mikrokontrollerin ARDUINO dhe programimin e tij.
  • Do të ndërtojnë sisteme të ndryshme për kontrollim të senzorëve dhe sistemeve tjera të përbëra elektronike.
  • Konceptet bazë përdoren në anglisht, sqarimet dhe udhëzimet jepen në gjuhën amtare.
  • Grupi i fëmijëve që ndjek këtë kurs përbëhet nga më së shumti 6 nxënës.
  • Nxënësit për çdo orë pajisen me materialet përkatëse për punë efektive.
  • Mësimi mbahet në hapsirë kreative të pajisur me mjete përkatëse.
  • Nxënësit gjatë kursit realizojnë së paku një vizitë në institucione apo ndërmarrje private.
Realizimi
  • Kohëzgjatja dhe intensiteti i kursit zhvillohet në varshmëri nga aftësia e thellimit të nxënësve në sfidat e parashtruara.
  • Kursi NDAHET në tri faza (Beginner, Intermediate, Advanced) me nga 4 muaj. Orët mbahen 1 herë në javë
  • Kohëzgjatja e orës është 150 min + 30 min pushim.
Org provides a thought-provoking commentary on the impact that recognize books can have on human perception of culture